LIVE ELBASANI-TEUTA/ Vendasit në kërkim të barazimit, mbrojtja durrsake pozicionohet mirë (VIDEO)


Elbasani dhe Teuta ndeshen sot mes tyre më një synim të qartë për të shkurtuar diferencën me skuadrat që kanë më para. Ekipet në fjalë nuk kanë fshehur ambiciet e tyre për të qenë pjesë e ”Final Four”, por për momentin janë larg grupit kryesues.

bandicam 2025-01-11 17-01-14-692

Aktualisht Elbasani gjendet në vendin e 5-të me 25 pikë, ndërsa Teuta në vendin e 6-të me 23 pikë

LIVE 

ELBASANI 0-1 TEUTA

7′ Beshiraj

NGJARJET KRYESORE

43′ Karton i verdhë për Klevis Kasën që shkakton faull ndaj Mingos.

42′ Beshiraj dhe Peposhi këmbëngulin te zona e mbrojtur nga Abalora. Mbrojtja e Elbasanit vendoset si duhet.

38′ Karton i verdhë për Llocin që shkakton faull ndaj Tsage.

34’ Elbasani zbret rrezikshëm në mesfushën e Teutës. Është Ze Gomesh që në fund nuk gjuan si duhet. (VIDEO)

32’ Gabojnë lojtarët e Teutës, por vendasit nuk shfrytëzojnë si duhet. Ze Gomesh nis një top që nuk gjen Tsage. Teuta korrigjon topin e humbur.

26’ Vendasit janë më kërkues, pasi ndodhen në disavantazh. Teuta mbrohet mirë në mesfushën e saj.

21’ Verdheblutë flirtojnë me golin, por është Tafas që e mohon. Fillimisht Klevis Kasa kroson nga goditja e dënimit. Mbrojtja durrsake nuk largon si duhet dhe Tsage përfiton. Godet nga jashtë zone, ndërsa topi devojohet në këndore nga portiere. (VIDEO)

18’ Dalje e shpejtë nga Ze Gomesh. Ky i fundit pason për Tsage, që kroson në krahun e djathtë. Sfera devijohet në këndore. (VIDEO)

14′ Klevis Kasa kroson nga goditja e dënimit. Topi përfundon jashtë zone te Dros, të cilit i devijohet topi në këndore. (VIDEO)

11’ Teuta i afrohet golit të dytë. Është Beshiraj që nuk shfrytëzon mundësinë e krijuar për dopietën personale. Topi devijohet në këndore. (VIDEO)

7’ GOOOL! Elbasani 0-1 Teuta/ Beshiraj debuton me gol te durrsakët. Është Toma që fillimisht lëviz bukur në zonë dhe pason për shokun e skuadrës. Beshiraj nuk mund të gabojë i vetëm në zonë duke mposhtur Abalorën. (VIDEO)

2’ Këndorja e parë e sfidës. Topi i krosuar grushtohet nga Tafas.

1′ Nis ndeshja në Elbasan.

FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI: Abalora, Lulaj, Musta, Qose, Lila, A. Kasa, Dros, K. Kasa, Lleshi, Tsague, Ze Gomesh.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

TEUTA: Tafas, Marku, Jazxhi, Simeu, Kruja, Mingo, Gjinollari, Lloci, E. Peposhi, Beshiraj, Toma.
Trajner: Edi Martini

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link