Linja MacBook Air me procesorin M4 shumë pranë debutimit


Apple po përgatitet për të përditësuar linjën MacBook Air me çipet më të fundit M4 në muajin Mars sipas Mark Gurman të Bloomberg. Me rritjen e specifikave të linjës së laptopëve të hollë, mbarë laptopët MacBook do të kenë kaluar në çipin M4.

Gurman nuk dha një afat se kur laptopët mund të debutojnë muajin e ardhshëm por njëlloj siç me çdo prezantim tjetër Apple dërgon ftesa dhe përgatit ekipet e reklamimit, shitjeve dhe shpërndarjes për debutimin.

Të dy modelet 13-inç dhe 15-inç pritet të vinë në të njëjtën kohë si vitin e kaluar. Që kur Apple ka filluar të ndërtojë çipet e saj, MacBook Air kanë ndjekur hapat e MacBook Pro me përditësimin në teknologjinë dhe gjeneratën më të fundit. Këta laptopë super të hollë kanë pak porta dhe nuk kanë ventilatorë.

Modeli bazë MacBook Pro 14-inç ka procesor me 10 bërthama dhe grafika po me 10 bërthama shoqëruar nga 16GB RAM. i njëjti konfigurim do të jetë bazë për modelet e reja MacBook Air 13 dhe 15 me procesorin M4.

Mac Studio dhe Mac Pro janë të vetmit që kanë ngelur të papërditësuar ende me çipin M4. /PCWorld Albanian





Source link