Liderët evropianë reagojnë

Liderët evropianë reagojnë


Udhëheqësit evropianë sapo kanë filluar t’i përgjigjen takimit të tensionuar midis Trump, Vance dhe Zelensky.

Në një postim në X, kryeministri polak dhe ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk iu drejtua Zelenskit duke i thënë: “Ju nuk jeni vetëm”, transmeton Klankosova.tv

I pyetur për konfrontimin gjatë qëndrimit në Portugali, presidenti francez, Emmanuel Macron u tha mediave franceze se Rusia është agresori dhe populli ukrainas është ai që sulmohet.

Ai shton se vendet evropiane dhe aleatët e tjerë kishin të drejtë që ndihmuan Ukrainën tre vjet më parë dhe sanksionuan Rusinë dhe vazhduan ta bëjnë këtë.

Macron shton se është e rëndësishme të “respektohen” ata që kanë luftuar që nga fillimi për dinjitetin e tyre, të drejtat dhe sigurinë e Evropës, transmeton Klankosova.tv

The post Liderët evropianë reagojnë ndaj konfrontimit Trump-Zelensky appeared first on Klan Kosova.



Source link