
Pak pasmesnatës zjarri përfshiu depot e një fabrike për prodhimin e polisterit në Negotinë të Vrapçishtit. Sapo morën njoftimin, zjarrfikësit e Gostivarit arritën në vendngjarje për 7 minuta me katër automjete dhe 17 zjarrfikës. Zjarrfikësi Ergjin Iseni tha se fillimisht kanë intervenuar për lokalizim të zjarrit, pasi edhe dy depo tjera kanë qenë në rrezik
Derisa po e shuanin zjarrin, Ergjin Iseni tregon se është lënduar pasi ka rënë nga shkallët nga një lartësi prej 3.5 metër
Policia ka konfirmuar rastin dhe ka njoftuar se do të kryejë hetime në vendngjarje gjatë ditës. Në redaksinë e Televizionit 21 kanë mbërritur ankesa nga banorët që kanë stalla dhe biznese në afërsi të zonës. Ata ankohen se i gjithë rajoni është pa energji elektrike.