Lautaro i “shtrydhur”, kapiteni luan më shumë se të gjithë te Interi


Postuar: Shkurt 28, 2025 | 14:42

Është e kuptueshme që me shiritin në krah si kapiten ai duhet të japë shembullin për të gjithë të tjerët.lautaroPor ky Lautaro Martinez i vë të gjithë në rresht, nisur edhe nga ligjet e fizikës dhe të fizikut të tij. Si ka mundësi që një lojtar që në sezonin e kaluar duke përfshirë edhe kombëtaren ka luajtur më shumë nga të gjithë dhe bëri më pak pushime nga të gjithë, vazhdon ende edhe një vit më vonë të udhëheqë formacionin sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Mistere kampionësh dhe të bekuar janë ata që i kanë, ashtu si Simone Inzagi.

Pas 38 ndeshjes mes Serisë A, Champions-it dhe Kupës së Italisë, Lautaro është lojtari më i “shtrydhur” në kampin zikaltër me 2605 minuta. Vetëm Zomer e parakalon, por ai është portier. Dhe më e bukura është që “Il Toro” vazhdon të ketë shumë uri për të lënë gjurmë. Mes sezonit të kaluar dhe këtij aktualit është e vërtetë që ka një diferencë të ndjeshëm golash, por ritmi i golave shkon me formën. Ai e nisi vitin 2025 duke goditur çdo portë kundërshtare dhe çdo portier që i dilte përpara.

MENAXHIM- Ky Inter demokratik premton akoma më shumë. Senati i titullarëve i ngjason një asambleje të hapur, ku Inzagi i fton të gjithë që të marrin pjesë dhe rezultatet kanë qenë pozitive. Në harkun kohor të katër ditëve, Simone i rrëmbeu kreun e klasifikimit skuadrës së Napolit dhe u kualifikua në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Ndërkohë që fazën e 1/8-ave të Champions-it e kishte siguruar me kohë. Pra Interi është në linjë me objektivat e shpalosur në verë.

Përveç Lautaros, titullarët e tjerë më të përdorur janë Bastoni, Barela dhe Mkitarian, në podiumin e lojtarëve me më shumë minuta. Edhe në vitin e kaluar ishin të njëjtët. Trajneri ka formuar një grup lojtarësh që iu beson më shumë, ndërsa në krahasim me sezonin vjet është De Vraj në vend të Açerbit që ka humbur shumë sfida për shkak të dëmtimit. Edhe Dumfris i ka marrë vendin e titullarit Mateo Darmianit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link