Latifi: E dhimbshme që një

Latifi: E dhimbshme që një


Federata e Futbollit të Kosovës, është në mesin e federatave sportive që do t’u mohohet financimi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kjo pasi FFK nuk i ka respektuar afatet kohore të MKRS-së për harmonizimin e akteve të saj normative me Ligjin për Sportin.

E në studion e emisionit Sports Show në Klan Kosova u diskutua edhe Ligji i Sponsorizimit.

Gazetari sportiv Driton Latifi, deklaroi se është e dhimbshme që një lojtar i huaj të paguhet më tepër se medalistet tona olimpike.

“Krahasimisht nuk përshtatet, por fundja është një ekonomi e tregut që duhet t’i përshtatin klubet”, deklaroi Latifi në Klan Kosova.

The post Latifi: E dhimbshme që një lojtar i huaj paguhet më shumë se medalistet tona olimpike (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



Source link