
Postuar: Janar 13, 2025 | 10:07
Tirana dhe Liridon Latifi kanë këtë të hënë përballjen përfundimtare për gjyqin që po diskutojnë.Në seancën e radhës do të merret vendimi përfundimtar. Kujtojmë që lojtari ka një kontratë trevjeçare me Tiranën, por pas sezonit të fundit, gjërat mes palëve u përkeqësuan. Në fakt, lojtari ka çuar klubin në gjyq dhe pritet që Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve të japë vendimin e saj për çështjen, nëse do t’i japë të drejtë Latifit apo ekipi të Tiranës.
STATISTIKAT – Liridon Latifi firmosi verën e 2023-it me ekipin e Tiranës. Në një vit futbollisti ka luajtur 36 takime. Po kështu, ka shënuar 9 gola si dhe ka dhënë dy asiste. Në fushë ka qenë 2512 minuta. Lojtari ka munguar vetëm në 9 takime, pasi ka qenë i dëmtuar.
Te Shkëndija, 30-vjecari u transferua nga Tirana, ndërsa gjatë karrierës ka luajtur edhe për Kukësin e Vllazninë, Skënderbeun duke fituar gjithçka me korçarët. Latifi karrierë ka pasur edhe klubet e huaja Pushkash Akademia dhe Sherif Tiraspol. Ai ka qenë edhe pjesë e Shqipërisë U-19 dhe U-21 si dhe Kombëtares A.
PANORAMASPORT.AL
