Largimi i “bluzave të bardha” nuk ndalet, 146 mjekë të rinj kanë tërhequr dokumentet pranë Urdhrit të Mjekut

Largimi i bluzave të bardha mbetet një faktor shqetësues. Gjatë vitit 2024 kanë marrë certifikatën e sjelljes së mirë pranë Urdhrit të Mjekut 146 mjekë, kryesisht të rinj.

Ky dokument i nevojiten mjekëve që largohen nga Shqipëria, pa të cilin nuk mund të punësohesh apo të futesh në asnjë klinikë shëndetësore jashtë territorit shqiptar, por gjithashtu nuk pranohen të marrin pjesë e as nëpër konferenca apo trajnime që mund të kryen nga institucione shëndetësore jashtë vendit apo specializomë dhe doktoratura.

“Edhe këtë vit jemi pothuajse në të njëjta shifra 147 kanë qenë në vitin 2023 146 janë në vitin 2024”, shprehet Fatmir Brahimaj.

Ndonëse ka pasur disa iniciativa motivues për të frenuar ikjen mjekëve që nga rritja e pagave për mjekët specialistë me gati 50 mijë lekë të reja apo kreditë buta, shumë nga ato që largohen nuk kanë si argument pagën, por kushte e punës dhe qasja e tekologjisë së re si inteligjenca artificiale apo aparatura moderne që mjekësia ofron në vende të BE-së dhe jo vetëm.

Në 5 vitet e fundit numri i mjekëve të larguar arrin në afro 800. Numri më i madh i bluzave të bardha të cilët kanë kërkuar certifikatën e sjelljes së mirë, e mban viti 2022, me 191 të tilla.

Fenomeni i largimit të bluzave të bardha i ka krijuar sistemit shëndetësor boshllëqe të shumta, jo vetëm nëpër qendrat shëndetësore të rretheve dhe spitalet rajonalë, por edhe në kryeqytet. Në këtë situatë, shumë shpejt popullsia shqiptare pritet të përballet me mungesën e mjekëve të familjes dhe atyre të urgjencave, degë të cilat nuk preferohen nga mjekët e rinj.

Mungesa e profesionistëve në shëndetësi është një fenomen nga i cili po vuan e gjithë Europa.

“Është një trend kudo. Gjermanët ikin në vendet nordike. Por ne nuk e kemi luksin sepse jemi vend i vogël e nuk kemi mjekë me tepricë”, shton ai.

Sipas të dhënave europiane, që prej vitit 2022 e në vijim, BE po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore në shëndetësi që arrin në 1.2 milionë mjekë, infermierë dhe mami, të cilat vendet e unionit po përpiqen t’i plotësojnë me fuqi punëtore nga jashtë.

Kjo mungesë rrjedh nga faktorë të shumtë, si plakja e popullsisë, që prek si pacientët ashtu edhe vetë fuqinë punëtore shëndetësore, e kombinuar me kushtet e vështira të punës dhe vështirësitë e mbajtjes së bluzave të bardha, sfida që u intensifikuan më tej nga pandemia e Covid-19.

Por për të zbutur boshllëkun që krijon largimi i mjekëve të dhëna optimiste vijnë nga zyra e licencimit të mjekëve të rinj.

“496 mjekë u licencuan ndërkohë që 260 po bëjnë praktikën”, përfundon Brahimaj.

 

BURIMI I LAJMIT

#Largimi #bluzave #të #bardha #nuk #ndalet #mjekë #të #rinj #kanë #tërhequr #dokumentet #pranë #Urdhrit #të #Mjekut
#Largimi #bluzave #të #bardha #nuk #ndalet #mjekë #të #rinj #kanë #tërhequr #dokumentet #pranë #Urdhrit #të #Mjekut