Laçi do të luajë vetëm për fitore edhe ndaj Partizanit


Postuar: Janar 28, 2025 | 17:31

Agan Mjaki po tregon gjithnjë e më shumë aftësitë e tij edhe në fazën sulmuese këtë edicion, duke shënuar golin e katërt personal.

Screenshot 2025-01-28 173005

Pas sfidës, në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, mbrojtësi i kurbinasve i gëzohet golit që i hapi rrugën e fitores skuadrës së tij, e cila kishte më shumë se kurrë nevojë duke parë klasifikimin.

“Ndjehem shumë mirë, sepse kjo fitore ka qenë shumë e rëndësishme. Goli i shënuar në minutat e para na dha shumë zemër dhe më vjen mirë që në fund goli ndihmoi ekipin. Pas një humbje ekipi u ndje pak keq, por këtë javë jemi stërvitur mirë dhe kishim ardhur vetëm për fitore”, u shpreh fillimisht 21-vjeçari.

Ai ka besim se kurbinasit mund të bëjnë shumë më mirë edhe në vazhdim nëse do të jenë një grup i plotë. Mjaki pret rezultat pozitiv edhe ndaj Partizanit në shtëpi. “Nëse nuk do të kemi mungesa, ekipi i Laçit ka mundësi për të mbërritur edhe më lart. Do të stërvitemi gjithë javën për Partizanin dhe do të luajmë vetëm për të fituar, sepse do të luajmë edhe në shtëpinë tonë”, mbylli prononcimin e tij për gazetën një nga titullarët e kurbinasve.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link