La Liga u ankua, Disiplina hap hetim për Realin


Postuar: Shkurt 28, 2025 | 17:38

Komiteti Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit ka vendosur të hapë zyrtarisht procedimin disiplinor ndaj Realit të Madridit.

Screenshot 2025-02-28 173816

Kjo ka ndodhur pas ankesës nga La Liga për letrën e dërguar nga klubi i bardhë si Federatës ashtu edhe Komitetit Shtetëror të Sporteve.

Është caktuar një hetues i cili do të jetë përgjegjës për urdhërimin e procedurave të duhura për përcaktimin dhe verifikimin e fakteve.

Ky hap nuk do të thotë se Reali do të sanksionohet, pasi gjithçka do të varet nga ajo që do të vlerësojë gjyqtari hetues. Në çdo rast, rasti i mundshëm nuk do të shkojë përtej një gjobe financiare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link