Kurti në Gjakovë: 14 shkurti 2021 ishte revolucion elektoral, ata që qeverisën për më shumë se dy dekada, qeverisën për vete dhe nga lakmia


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur fjalim në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Gjakovës ku ka thënë se fitorja e subjektit të tyre me datën 14 shkurt 2021 ishte një revolucion elektoral, pasi VV-ja ka marrur mbi 50% të votave.

Kryeministri Kurti tha se qeveritë e kaluara kanë keqpërdorur paratë e shtetit edhe duke iu ndihmuar kompanive të oligarve ku sipas tij një prej tyre ka të regjistruar biznesin ne serbi me emrin ‘Djakovica e Peç Serbija dhe se ata kanë dëbuar nga puna motrën e një dëshmori të luftës.

Kurti, tutje ka thënë se ne jemi njërëz që duam shteti të pasurohet dhe të forcohet e jo të zhvatet kapitali i vendit.

“Ndryshimi juaj i madh që e keni realizuar në Kosovë me 14 shkurt 2021 e që ishte revolucion elektoral meqenëse subjekti ynë i mori mbi 50% të votave. Dhe ata që keqpërdorën për më shume se dy dekada sepse qeverisën veçse për vete dhe se nga lakmia. Por po ashtu në atë anë të tyre është edhe kapitali i oligarkëve e sidomos i njërit prej tyre me kompaninë e tyre që e regjistrojnë me Djakovica e Peç Serbija dhe që e dëbojnë nga puna motrën e dëshmorit vetëm pse në familjën e tyre më kanë pritur mua për vizitë. Dhe në anën tjetër jemi ne njerëzit jo kapitali i zhvatu,r por njerëzit, me zemer të madhe, njerëz që duam të pasurohet e të forcohet shteti”, ka thënë Kurti.



Source link