Kurti: Në 4 vjet qeverisje rritja mesatare ekonomike ishte 6 për qind, në Prizren investuam 241 milionë euro


Lëvizja Vetëvendosje sot zhvilloi fushatë në Prizren. Kryeministri Kurti, në sallën e mbushur me përkrahës të shumtë, e kishte vështirë ta fillonte fjalimin, pasi emri i tij dhe i Vetëvendosjes thirrej pa u ndalur nga të pranishmit.

Kurti e nisi fjalimin me zhvillim cep më cep, sovranitet cep më cep, integritet cep më cep, por theksoi se nuk po mund ta bëjnë një fotografi që i përthakon të gjithë, cep më cep.

Të dashur prizrenas, kjo është toka jonë, të cilën të parët na e kanë lanë dhe mos të na prekin se vdesim të tanë, duke cituar këngën e delegatëve të Lidhjes së Prizrenit, misionin dhe vizionin e tyre.

 Në histori kurrë nuk e kemi ndalë luftën për tokat tona. Shekulli 21 tha se na takon neve.

Në Prizren ruhen krejt, dinet e imanet, krejt gjuhët dhe krejt fetë, xhamitë, kishat, krejt shtresat e historisë. Prizren për këtë është i bukur. Krejt I ka Prizreni, edhe mallet e larta, edhe fushat e ulëta dhe krejt ujin e dynjasë.

Bukur mirë po e lidhim Prizrenin, qeveria tashmw e ka nisur rrugwn për Tetovë dhe pas tri vitesh po planifikojnë që mysafirët e shumtë t’I dërgojnë në Tetovë për 40 minuta.

Prizreni është qyteti i kulturës, sportit, artit, i të gjitha trojeve.

Kurti tha se më 9 shkurt jetojmë për të ardhmen, për të gjitha shtresat, nga mësuesit, mjekët, nënat, veteranët,  invalidët, bujqit, numrin 117, Lëvizjen Vetëvendosje. Për Kosovën e sigurt dhe për shtet, prandaj flisni me të gjithë, mos pushoni asnjë ditë, punoni shumë, sepse po vjen dita të shohim shumë diritë. Që nga paslufta, Prizreni asnjëherë nuk ka qenë më I përfaqësuar më shumë se 4 vitet e kaluara.

Në Komunën e Prizrenit janë investuar 241 milionë euro, investimet vit pas viti i kemi rritur.

Spitali i Prizrenin mbulon zonën më të madhe të dytën dhe ofron shërbime edhe për qytetarë nga Shqipëria. Spitali I Prizrenti do të jetë model për rajonin.

Në Prizren kemi objektin më të madh, rrugën Prizren-Tetovë që lidh shqiptarët në të dy anët e kufirit dhe do të ketë një tunel më të gjatë se të Kalimashit. Në 4 vjet qeverisje rritja  mesatare ekonomike ishte 6 për qind, dhe bizneset ia kanë pa hairin. Kemi bështetur ndërmarrjet, privatët. Investimet direkte nga jashtë kanë qenë 2.3 herë më të larta. Ndërsa në qeveritë e kaluara kishte kontrabandë kriminalitet, keqmenaxhim.

Kurti tha se korporata “Devolli” 62 milionë euro ia ka zhvatur qytetarëve, prandaj kërkoj nga pronari i korporatës “Devolli” t’ia kthejë meniherë Telekomit dhe t’I kërkojë falje për arbitrazhin e kurdisur, se malli i huaj nuk bëhet i yti. Shtetin nuk bën me vjedh.

Ne bandat i shporrëm dhe i shpartalluam, ndërsa këtyre u bëjmë thirrje t;i kthejnë menjëherë 62 milionët.



Source link