Kurti: Jemi të parët, koalicioni ynë fitues do ta formojë Qeverinë e ardhshme


Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se koalicioni ynë fitues do ta formojë Qeverinë Kurti 3.

Kurti para mediave ka shpallur fitoren dhe ka thënë se partitë e tjera, edhe po të bëhen bashkë, nuk mund të marrin vota sa VV-ja.

“Koalicioni ynë fitues do ta formojë Qeverinë Kurti 3 dhe në këtë mënyrë ne do t’i vazhdojmë ato punët që i kemi nisur dhe të tjerat të reja… Populli fitoi, fitoi LVV. Jemi subjekti i parë, fitues që do ta formojë Qeverinë e ardhshme…Ata që dolën të dytët e të tretët edhe po të bëhen bashkë nuk mund të kenë sa LVV”, ka thënë Kurti.



Source link