
Postuar: Janar 3, 2025 | 14:51
Françesko Hasaj do të vijojë karrierën të Vora. Kukësi ka bërë të ditur se mesfushori është shitur duke i mbajtur përqindje të kartonit.Ky lajm u raportua edhe pak ditë më parë nga “Panorama Sport”. Kujtojmë se Hasa kishte luajtur më parë dhe për Turbinën. Te Kukësi ishte pjesë prej vitit 2022, ndërsa tashmë do të provojë një eksperiencë të re po në Kategorinë e Parë.
Postimi i plotë
Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me KF Vorën për shitjen e futbollistit Francesko Hasaj!
Klubi i Kukësit do të mbajë përqindjen e kartonit të Hasajt në rast të rishitjes së tij!
Futboll Klub Kukësi e falënderon Hasajn për kontributin e dhënë për fanellën tonë dhe i uron suksese në aventurën e re! Mirupafshim Françesko 


PANORAMASPORT.AL
