“Kujdes mikrofonin” – Gjesti zbulon se G-Bani është në një dhomë tjetër të Big Brother? (Video)


Ditën e sotme një video është bërë virale në rrjetet sociale, me protagonist Gjestin.

Gjesti shprehet i bindur se ngjitur me shtëpinë e Big Brother VIP ka dëgjuar zhurma, duke ngritur dyshime në rrjet se mund të jetë G-Bani.

Mirëpo pas këtyre fjalëve të Gjestit, atij i është ndaluar të flasë më tej nga produksioni: “Gjesti kujdes mikrofonin”.

Nuk dihet nëse do të kemi të bëjmë me një situatë të ngjashme si ajo e Egla Cenos vitin e kaluar, por mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë mbrëmjen e nesërme.



Source link