
Kini kujdes nga një diete shumë ë shijshme, por me kripë. Kjo, jo vetëm që rrit presionin e gjakut, me një rrezik më të lartë të atakut në zemër dhe goditjeve në tru, por ngrënia e tepërt e kripës gjithashtu rrit nivelet e stresit. Këtë e tregon një studim mbi Kërkimet Kardiovaskulare, i financuar nga Fondacioni Britanik i Zemrës, i cili inkurajon industrinë ushqimore të reduktojë sasinë e kripës në ushqimet e përpunuara dhe ushqimet e gatshme.
Zakonet e konsumit të kripës
Marrja e rekomanduar e kripës për të rriturit është më pak se 6 gram në ditë, por shumica e njerëzve hanë rregullisht rreth 9 gram. Edhe pse efektet e një diete të pasur me kripë në zemër janë vërtetuar mirë, pak dihej për ndikimin në sjellje.
Për ta studiuar atë, ekspertët e Universitetit të Edinburgut përdorën minj, të cilët në përgjithësi ndjekin një dietë me pak kripë dhe i ushqyen me ushqime të pasura me kripë. Ata zbuluan se jo vetëm që nivelet e hormonit të stresit u rritën me 75%, por përgjigja hormonale e minjve ndaj stresit mjedisor ishte dyfishi i asaj të minjve, që hanin një dietë normale. Marrja e kripës rrit aktivitetin e gjeneve që prodhojnë proteina në tru që kontrollojnë se si trupi reagon ndaj stresit.
“Ne jemi ajo që hamë. Ne e dimë se ngrënia e tepërt e kripës dëmton zemrën, enët e gjakut dhe veshkat. Ky studim tani na tregon se kripa e tepert në ushqim gjithashtu ndryshon mënyrën se si truri ynë e trajton stresin,” komenton Mattheë Bailey, Profesor i Fiziologjise Renale në Universitetin e Edinburgut.
Studime të mëtejshme do të eksplorojnë rolin e saj në probleme të tilla si ankthi dhe agresioni.
#Kripa #tepërt #në #ushqime #rrit #stresin
#Kripa #tepërt #në #ushqime #rrit #stresin