
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se edhe sot po vazhdon procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputet në 19 qendra komunale.
Në orën 08:00 ka vazhduar procesi i numërimit në qendrat komunale të numërimit në komunat: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Gjithashtu sipas KQZ-së procesin e numërimit e ka filluar edhe Qendra komunale e numërimit në Ferizaj.
Nërkaq për qendrat e tjera të cilat do të fillojnë procesin e numërimit do të njoftojmë së shpejti”, thuhet në njoftim.