Kontestime të tjera dhe pas trofeut të Superkupës, tifozët duan një “pykë” te Milani


Postuar: Janar 13, 2025 | 18:55

Edhe pas suksesit në Superkupën e Italisë, klima në ambientet milaniste nuk duket e qetësuar. Pas barazimit kundër Kaljarit, ekipi është kontestuar përsëri nga tifozëria që përveç Abrahamit, vuri në shënjestër, për të disatën herë në sezon, drejtuesit.

CURVA SUD

Mbështetësit kuqezi kanë mbetur të shtangur nga gabimet e Abrahamit përballë Kaljarit. Edhe pse anglezi u dha fitoren në Riad, ai cilësohet si i pamjaftueshëm për të ndryshuar fatin e ndeshjeve në lojës e sipër.

Nga bordi drejtues kërkohet një pykë sepse edhe Morata nuk ka qenë kurrë dikush me mbi 20 gola në sezon. Në këto kushte, Ibra dhe kolegët e tij duhet të gjejnë një zgjidhje e cila nuk duhet të jetë vetëm Rashfordi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link