
Kryekuvendari Glauk Konufca gjatë ditës së sotme ka takuar veprimtarin e njohur Halil Alidema, duke thënë se ka luajtur rol të rol kyç në organizimin dhe themelimin e UÇK-së.
Ndër të tjera, kryeparlamentari Konjufca ka thënë profesor Halil Alidemaj u bë një simbol i guximit dhe i besnikërisë ndaj idealeve të lirisë, demokracisë dhe barazisë.
“Në familjen e intelektualit e veprimtarit të çështjes kombëtare, Halil Alidemajt.
Profesor Halil Alidemaj ishte një ndër figurat më të shquara dhe vizionare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si themelues dhe ideator i strukturave të para të UÇK-së, ai luajti një rol kyç në organizimin dhe themelimin e saj duke u bërë një simbol i guximit dhe i besnikërisë ndaj idealeve të lirisë, demokracisë dhe barazisë.
Faleminderit familjes Alidemaj për mikëpritjen!
Vazhdojmë bashkë, cep më cep.”, ka shkruar Glauk Konjufca në një postim në facebook.