Konjufca pas aksidentit ajror në ShBA: Ngushëllime të sinqerta


Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka reaguar pas tragjedisë ajrore në SHBA, ku një aeroplan me pasagjerë u përplas me një helikopter ushtarak, ku sipas raportimeve te deritanishme një numër i madh pasagjerësh kanë humbur jetën.

Konjufca thekson se është pikëlluese humbja e disa dhjetëra jetëve në aksidentin ajror.

“Është shumë pikëlluese dhe e dhimbshme humbja e disa dhjetëra jetëve në aksidentin ajror që ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Uashington DC. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur personat e tyre të dashur, për aleatin tonë ShBA-në dhe për të gjithë popullin amerikan”, ka shkruar Konjufca në postimin në Facebook.



Source link