Konjufca dhe Haxhiu mbajnë tubim elektoral në Lipjan, VV: Fshat më fshat, cep më cep, numri i fitores është 118 (VIDEO)


Lëvizja vetëvendosje ka publikuar një video në rrjetin social facebook, ku shihet kryekuvendari Glauk Konjufca dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke mbajtur tubim elektoral në fshatin Llugaxhi të Komunës së Lipjanit.

Fshat më fshat, cep më cep, numri i fitores është 118, thuhet në njoftimin e VV-së.

“Atmosferë e jashtëzakonshme në Fshatin Llugaxhi të Lipjanit. Pritje e përzemërt nga banorët për Kryeparlamentarin Glauk Konjufca, Ministren Albulena Haxhiu dhe kandidatët për deputetë.

Fshat më fshat, cep më cep, numri i fitores është 118!”, thuhet në postimin e VV-së në facebook.



Source link