Konferenca e zhvilluesve e Google këtë vit mbahet më 20 Maj


Google ka vendosur datën e konferencës së zhvilluesve I/O e cila këtë vit do të mbahet përgjatë dy ditëve duke filluar prej 20 Majit.

Njësoj si vitet e kaluara konferenca do të ketë pjesëmarrje fizike në Mountain View në Kaliforni.

Ne do ta fillojmë ditën e parë me prezantimet kryesore, të ndjekura nga sesione të përbashkëta, seminare, demonstrime, mundësi rrjetesh dhe më shumë duke vazhduar në ditën e dytë,” tha Google.

Kompania premtoi të jepte më shumë detaje lidhur me Gemini dhe Android së bashku me inovacionet në ueb dhe zhvillim cloud. Gjithashtu inteligjenca artificiale pritet të jetë në fokus me Projektin Mariner, Gemini 2.0 dhe DeepMind.

Kujtojmë se në të njëjtat data, konkretisht 19-22 Maj, Microsoft do të mbajë konferencën e saj të zhvilluesve Microsoft Build. /PCWorld Albanian





Source link