Komuna e Çairit nis punimet për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal në Dizhon


Komuna e Çairit ka nisur punimet për rekonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal në rrugën Adem Mikullovci (Dizhon 17).

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, madje sot ishte në terren për të ndjekur nga afër fillimin e punimeve.

“Ky është një investim i rëndësishëm për komunitetin me një vlerë prej 6.984.638 denarë, financuar nga mjetet e ndara nga Qeveria për vitin 2024. Ky projekt do të mundësojë një infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme, duke garantuar një sistem më të mirë të furnizimit me ujë dhe një rrjet të rregulluar të kanalizimit për banorët e kësaj zone”, ka thënë Ganiu.

Në kuadër të investimeve infrastrukturore të planifikuara, Komuna e Çairit do të vazhdojë me projekte të reja në çdo lagje, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës për qytetarët.

“Komuna mbetet e përkushtuar për të ofruar shërbime efikase dhe investime konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e banorëve të saj”, thonë nga komuna e Çairit.



Source link