Komuna e Çairit investon në barin artificial në Stadiumin e FC Shkupit për fushat ndihmëse


Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu ka njoftuar se komuna do të investojë në pjesën e fushës ndihmëse në stadiumin e FC Shkupit, ku do të vendoset bar artificial.  Ganiu thotë se është një hap konkret që tregon përkushtimin e komunës së Çairit për të mbështetur talentet e rinj.

“Ky investim i Komunës së Çairit do të transformojë fushën ndihmëse të FC Shkupi, e cila së shpejti do të pajiset me bar artificial të standardeve më të larta. Ky investim do ta bëjë fushën ndihmëse të përshtatshme për të gjitha sezonet , duke krijuar kushte moderne dhe profesionale për stërvitjet e ekipit senior dhe gjeneratave të reja të Akademisë së FC Shkupi”, shkruan mes tjerash Ganiu.



Source link