
World Liberty Financial, platforma e re kripto në pronësi të presidentit Amerikan Donald Trump tha se do të krijonte një rezervë strategjike kriptomonedhash e cila do të shfrytëzohet për të adresuar luhatjen e vlerës së tyre.
Dizajnuar për të mbështetur kriptomonedhat si Bitcoin dhe Ethereum, rezerva “Macro Strategy” do të shërbejë si një mburojë ndaj luhatjes e cila ka goditur rëndë tregjet në muajt e fundit.
Vetëm javën e kaluar tregjet globale u përballen me një rënie të mprehtë nxitur edhe nga tarifat e Trump të cilat çuan drejt një serie likuidimesh.
Bitcoin ra me 5 përqind ndërsa Ethereum me 10 përqind duke treguar atë turbulencë që WLFI kërkon ta adresojë.
Qëllimet kryesore të rezervës së re të WLFI janë të navigojë në paqëndrueshmërinë e tregut, të diversifikojë asetet dhe të forcojë stabilitetin afatgjatë të platformës.
WLFI së fundi bleu 470 mijë dollarë ONDO duke treguar interes ndaj Ondo Finance, një platformë që lehtëson tokenizimin e aseteve reale RWA. Ekspertët parashikojnë se tregu RWA do të arrijë 50 miliardë dollarë këtë vit.
/PCWorld Albanian