Kolla dhe shëndeti kardiovaskular: Kuptimi i shenjave paralajmëruese

Kollitja është një refleks i zakonshëm që ndihmon në pastrimin e mushkërive dhe fytit, por a e dini se mund të tregojë edhe më shumë? Ka studime që sugjerojnë se kolla mund të lidhet me shëndetin e zemrës, veçanërisht kur është një kollë e vazhdueshme.

Një nga mbrojtjet natyrore të trupit kundër acarimit është kolla, e cila ndihmon në pastrimin e mushkërive nga mukoza, pluhuri dhe ndotës të tjerë. Kollitja ndodh sepse receptorët ndijor në mushkëri i dërgojnë mesazhe trurit kur gjejnë diçka irrituese, si tymi, pluhuri ose mukoza.

Kjo e bën trurin të fillojë reagimin nwpwrmjet kollës, e cila largon irrituesit dhe i mban rrugët e frymëmarrjes të pastra. Kur kollitemi, muskujt e gjoksit dhe të diafragmës shtrëngohen për të hequr gjë që e irriton.

Për sa i përket kollës kardiake, trupi po i përgjigjet edemës pulmonare, një gjendje e shkaktuar nga mosfunksionimi i muskujve të zemrës. Kjo gjendje shkakton grumbullimin e lëngjeve në mushkëri, të cilat trupi juaj përpiqet t’i eliminojë duke u kollitur.

Simptomat e kollës kardiake

Mund të jetë e vështirë për të diagnostikuar kollën kardiake nga kolla e rregullt, veçanërisht për ata që luftojnë me sëmundje të frymëmarrjes ose alergji, por ka disa tregues që ju paralajmërojnë të flisni me mjekun tuaj.

Përkeqësimi gjatë natës: Kollitja që përkeqësohet gjatë natës dhe ju pengon të flini.

Gëlbazë: Kollitja me gwlbazë, ose  me gjak mund të tregojë probleme të zemrës.

Kolla e shkaktuar nga aktiviteti fizik: Kollitja që fillon ose përkeqësohet kur stërviteni mund të nënkuptojë se zemra juaj është nën shumë stres.

Kollë e thatë: Një kollë e thatë e vazhdueshme, veçanërisht kur nuk jeni të prirur ndaj kollitjes.

Shenjat e hershme të sëmundjes së zemrës tek meshkujt

Sëmundjet e zemrës çojnë në humbje jete sidomos tek meshkujt, prandaj është jetike të dimë shenjat. Njohja e këtyre shenjave mund të ndihmojë në parandalimin e përkeqësimit të gjendjes ose të paktën t’ju japë mundësinë të ndërmerrni hapa drejt menaxhimit të gjendjes.

Disa simptoma të hershme që tregojnë probleme me zemrën për meshkujt janë:

Siklet në gjoks: Kjo përshkruhet si presion ose shtrëngim në gjoks.

Frymëmarrje e shkurtër: Kjo nuk lidhet me gulçimin pas stërvitjes, por me ndjenjën e të qenit pa frymë gjatë aktiviteteve normale.

Lodhja: Nëse  ndjeheni më të lodhur se zakonisht për arsye të paqarta

Rrahje të parregullta: Nëse keni rrahje të zemrës ose rrahje të parregullta, mund të nënkuptojë se keni një problem me zemrën

Dhimbje: Kjo mund të jetë dhimbje ose shqetësim i vërtetë që përhapet në shpinë, krahë, qafë, nofull ose dhëmbë.

Simptomat e problemeve të zemrës tek gratë

Frymëmarrje e shkurtër: Problemet me frymëmarrjen ose gulçimi, veçanërisht kur jeni duke lëvizur ose ulur, mund të jetë një shenjë se diçka nuk është në rregull.

Ënjtje: Edema pulmonare mund të shkaktojë ënjtje në zona si stomaku, kyçet e dorës, këmbët.

Kollitja e vazhdueshme: Siç u përmend më lart, nëse jeni duke luftuar me kollën keni shenjat e kollës kardiake dhe duhet të flisni me mjekun tuaj.

Nauze ose të vjella: Ju gjithashtu mund të keni humbje të oreksit për shkak të këtyre problemeve.

Dhimbje: Në vend të dhimbjes së gjoksit, gratë shpesh ndjejnë dhimbje në nofull, qafë, fyt, shpinë dhe pjesën e sipërme të stomakut. Fatkeqësisht, kjo gamë e gjerë dhimbjesh mund t’i atribuohet shumë kushteve të tjera, prandaj mund të mos sinjalizojë një problem me zemrën në fillim.

Ndonëse mund të mos e keni ditur më parë lidhjen midis kollitjes dhe shëndetit kardiovaskular, tani që e dini, mund të shikoni për shenja të kollës kardiake. Së bashku me këto njohuri, të kuptuarit e shenjave të hershme të problemeve me zemrën tek burrat dhe gratë mund t’ju ndihmojë të mbani veten dhe të dashurit tuaj të sigurt.

 

BURIMI I LAJMIT

#Kolla #dhe #shëndeti #kardiovaskular #Kuptimi #shenjave #paralajmëruese
#Kolla #dhe #shëndeti #kardiovaskular #Kuptimi #shenjave #paralajmëruese