“Klasikja” moderne e Champions, Reali komandon në përballjet me Mançester Sitin


Postuar: Shkurt 1, 2025 | 16:17

Goglat e kanë dhënë verdiktin e tyre. Reali i Madridit do të përballet me Mançester Sitin në “play off” në Ligën e Kampioneve, duke nisur nga 11 shkurti. Ky ishte një çift që në Madrid dhe në Mançester dëshironin ta shmangnin.thumbs_b_c_2876e0574bf7cc131572aea944354c99Por për tifozët do të jetë një mundësi më shumë për të shijuar dy ndeshje të tjera të mëdha që janë në vazhdën e atyre që këto dy klube kanë dhuruara në vitet e fundit në Ligën e Kampioneve. Ndonëse Mançester Siti nuk është në kulmin e tij, kjo nuk do të thotë se të besuarit e Guardiolës e kanë humbur sharmin e tyre. Dashur pa dashur, përballja mes Realit dhe Sitit është kthyer në një klasike moderne në Ligën e Kampioneve. Kjo e shkurtit do të jetë hera e gjashtë që të dyja skuadrat takohen në një ndeshje të Ligës së Kampioneve, në të cilën është Reali që komandon me 3 kualifikime kundrejt dy të ekipit që aktualisht drejtohet nga Pep Guardiola.

REALI – Madridi fitoi (ndeshje dyshe vajtje-ardhje me eliminim direkt), gjysmëfinalen evropiane të sezonit 2015-2016, falë një goli të mrekullueshëm të Bejl në ndeshjen e kthimit të luajtur në Madrid. Një tjetër gjysmëfinale, ajo e sezonit 2021-2022 ishte dëshmi e një prej rikthimeve më të pabesueshme në historinë e Madridit, me dy gola nga “Los Blancos” (të dy nga Rodrigo) kur të besuarit e Pep dukej se kishin prerë biletën e tyre për në finale. Sezonin e kaluar, Madridi dhe Sitit përjetuan një tjetër ballafaqim epik, me një barazim spektakolar 3-3 në Madrid dhe fitoren magjepsëse të Realit nga lotaria e penalltive në “Etihad”.

MANÇESTER SITI – Ndërkohë, Siti nga ana e tij ka kaluar dy herë në përballjet me eliminim direkt përballë Realit. E para ishte në 1/16 e finaleve të sezonit 2020-2021, të shënjuar nga “Covid”, duke fituar të dyja ndeshjet, dhe gjysmëfinalen e sezonit 2022-2023, e vulosur me 4-0 në favor të britanikëve. Në shkurt do të kemi një tjetër ballafaqim titanësh. Të gjithë sytë janë nga “Etihad” paraprakisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link