
Bajerni ka pasur vësh tirësi në fazën e 1/ 16-ave të Ligës së Kampioneve. Festimet pas barazimit 1-1 ndaj Sëlltik Gllasgout janë të kufizuara. Mbi të gjitha, mënyra se si është paraqitur skuadra e Mynihut së fundmi, po shkakton pakënaqësi. Jo vetëm fansat janë të pakënaqur me këtë, por edhe Herri Kejn sheh nevojën për veprim.
Bavarezët janë në një krizë kur bëhet fjalë për të luajtur. Edhe pse rezultatet janë të kënaqshme, rekordmenët gjermanë janë në rrugën e fitimit të Bundesligës dhe kanë arritur në raundin e 1/16-ave të Ligës së Kampioneve, mënyra se si erdhën sukseset është një shkak për shqetësim. Golashënuesi Herri Kejn ka fjalë të qarta për situatën aktuale në Mynih.
“Shpresoj se ne mund të përmirësohemi, me dhe pa top. Me topin ishim pak të ngathët, shumë gabime dhe ne u ndëshkuam për këtë. Dhe pa top, intensiteti dhe kundërpresioni ka rënë disi”, tha me autokritikë 31- vjeçari pas barazimit. Kejn e di që në futboll mund të ndodhin faza të tilla: “Futbolli nuk është thjesht një ylber i bukur!
Ne duhej të gjenim një mënyrë për të kaluar. E dimë që nuk ishim në nivelin tonë më të mirë dhe mund të luajmë më mirë se në dy ndeshjet e fundit”. Pavarësisht paraqitjes së dobët kundër Sëlltikut, Herri pa një përmirësim në krahasim me ndeshjen e parë:
“E dinim se do të ishte e vështirë, e dinim që ata do të vinin këtu dhe do të përpiqeshin të na bënin jetën të nderlikuar. Por mendova se luajtëm shumë më mirë, krijuam disa raste, ishte një nga ato ditët ku portieri i tyre kaloi një ditë shumë të mirë, ne duhej të kishim durim”. Megjithatë, sulmuesi anglez paralajmëron se skuadra duhet të gjejë shpejt zgjidhjet e duhura: “Tani kemi dy ndeshje të rëndësishme në ligë dhe do t’i analizojmë me kujdes”.
Bajerni ka kohë deri të dielën për të rikuperuar dhe analizuar gabimet e tyre. Atëherë duhet të tregohet një fytyrë tjetër kundër Frankfurtit. “E diela është një lojë e rëndësishme ndaj një kundërshtari të mirë. Në ndeshjen e parë ata na kundërsulmuan mjaft shpesh, por me qëndrimin e duhur dhe pak më shumë intensitet, shpresojmë se mund t’i rikthehemi futbollit që luajtëm për pjesën më të madhe të sezonit”, tha Kejn. Mbetet për t’u parë nëse Herri do të luajë kundër Frankfurtit.
Sulmuesi kohët e fundit ka pasur probleme me kyçin e këmbës. Përveç kësaj, ai pësoi një goditje para duelit të Ligës së Kampioneve kundër Sëlltikut, e cila çoi në gjakderdhje. Sipas klubit, Kejn do të duhet ta bëjë stërvitje të lehtë në ditët e ardhshme, kjo është arsyeja pse ai u zëvendësua në pjesën e parë të së martës në mbrëmje.
Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL
