“Ke marrë leje ndërtimi nga unë”, Veliaj-prokurorit Dado: E ke personale me mua

erion veliaj arrestim bashkia tirane BKH 3 scaled

“Ke marrë leje ndërtimi nga unë”, Veliaj-prokurorit Dado: E ke personale me mua

[ad_1]

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca me dyer të mbyllura për vlerësimin e masës së sigurisë arrest me burg për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Gazetarja Bleona Prengëzaj zbardh detaje nga seanca që po zhvillohet ndaj kryebashkiakut si edhe një pjesë nga fjala e tij.

Prengëzaj tha se kryebashkiaku Veliaj ka kundërshtuar gjetjet e prokurorit Dado në ngarkim të tij, ndërsa ka akuzuar këtë të fundit se është në konflikt interesi me të.

“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dhe ke perfituar leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”.

Gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën gjyqtari i Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës./faxweb.al

[ad_2]

Source link

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.