Kategoria e Parë/ Burreli-Kastrioti, sfida me aromë “play off”-i


Postuar: Mars 1, 2025 | 11:32

Në stadiumin “Liri Ballabani”, sot ora 14:00, Burreli do të presë Kastriotin, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë së Parë.gfhjjlujNdeshja po pritet me shumë interes në të dy kampet, ku fitorja mbetet synimi kryesor. Matjanët duan që të blindojnë vendin e katërt, ndërsa krutanët e shikojnë si një shans për të rihyrë në zonën “play off”, si dhe për të marrë trepikëshin e parë në drejtimin e trajnerit Klevis Hima, një “ish” i Burrelit në sezonin e shkuar.

Në dy sfidat e zhvilluara për këtë kampionat, skuadrat kanë ndarë nga një fitore mes tyre. Për shkak kartonësh, te Burreli sot do të mungojë mbrojtësi Silvester Shkalla. Për ironi të fatit, Burrelit nuk fiton në shtëpi që nga 14 dhjetori i vitit të kaluar, ku mposhtnin Kastriotin në shifrat 3-1.

Gjithsesi, pritet një ndeshje e dyluftuar, pasi edhe Kastrioti udhëton drejt Burrelit me shpresën për të siguruar një vend në gjashtëshen e parë. Për krutanët rëndësi ka që të mos dalin pa pikë nga “Liri Ballabani” dhe për të synuar më pas rikuperimin e vendeve në renditje. Të dy ekipet janë të angazhuara që të rikthehen te fitorja, por Kastriotit i vlen edhe një pikë në transfertë.10PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link