KATEGORIA E PARË/ Besa ndalet në debutimin e Çelës, Vora dhe Flamurtari fitojnë duke i “lënë targën”


Besa e cila dominonte e shkëputur Kategorinë e Parë tashëm i përket të kaluarës. Skuadra kavajase vazhdon të rrëshqasë pak nga pak në renditje dhe as afrimi i trajnerit Çela dhe disa blerjeve në merkato, nuk kanë ndryshuar trendin e sfidave të fundit.

kategoria-e-pare-1

Sot, skuadra kavajase është ndalur në barazimin 1-1 përballë Burrelit në ndeshjen e luajtur në Rrogozhinë, në një sfidë ku ishte me fat pasi mund ta kishte mbyllur pa pikë. Golit të Farrukut në pjesën e parë iu përgjigj Nurja në të dytën, por kartoni i kuq i Ramillit ia bëri më të thjeshtë punën ekipit të Burrelit. Ky i fundit shpërdoroi disa mundësi të mira shënimi në fund, ndërsa tentativat e Besës për të siguruar tre pikët, nuk sollën një rrjetë të tundur.

Kësisoj, me këtë ndalesë të radhës, Besa sheh Vorën dhe Flamurtarin t’i largohen më tej në renditje. Vora mundi me shfrat 3-2 Kastriotin, në një ndeshje që e kishte nën kontroll dhe ku uli ritmin vetëm në pjesën e dytë. Kurse Flamurtari mundi me rezultatin e pastër 3-0 Korabin, duke vazhduar ndjekjen e kryesuesve. Në barazim pa gola u nda ndeshja tjetër e luajtur sot mes Apolonisë dhe Erzenit.

REZULTATET 

APOLONIA 0-0 VALBONA 

FLAMURTARI 3-0 KORABI 

11′, 47′ Shkurtaj, 84′ Selimi

VORA 3-2 KASTRIOTI

2′ Ruzgis, 14′ Bardhi, 62′ Tabaku/ 67′ Musaj, 90′ Ajazi

GOLI I RUZGIS (VIDEO)

GOLI I TABAKUT (VIDEO)

BURRELI 1-1 BESA 

10′ Ferruku/ 59′ Nurja

GOLI I FARRUKUT (VIDEO)

GOLI I NURJAS (VIDEO)

64′ Ramilli ndëshkohet me karton të kuq

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link