Kalova një moment të vështirë, faji ynë për Fonsekën

#image_title


Postuar: Janar 6, 2025 | 22:46

Teo Hernandez nuk e ka përmbajtur gëzimin e tij pas fitores 3-2 ndaj Interit në derbi, që i dhuroi skuadrës kuqezi suksesin në Superkupën e Italisë.

teo hernandez

“Kemi bërë një ndeshje shumë të bukur. E dinim që Interi është një skuadër e madhe. Unë kam kaluar një moment të vështirë, nuk jam ende në 100%, por ajo që mund të bëj është të ndihmoj skuadrës si sot.

Trofeu i parë me drejtuesit e rinj? Është edhe faji ynë që u largua Fonseka. I uroj më të mirën. Me Konseisaon në pak kohë kemi bërë mirë.

Dedikimi për golin? Gruas time, djalit tim dhe vajzës që po vjen”, tha mbrojtësi i Milanit i cili shënoi një gol të shkëlqyer në goditje dënimi për të nisur përmbysjen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link