
Postuar: Shkurt 2, 2025 | 23:03
Derbi Partizani – Tirana do të rikthehet në javën e ardhshme të kampionatit shqiptar. Më 9 shkurt në orën 20:00, të dyja skuadrat masin forcat.
Shkëmbi ka mundësinë që të aktivizojë Ernest. Ky i fundit ishte i pezulluar me Elbasanin, për shkak të kartonit të kuq që mori ndaj Bylisit.
Sulmuesi nga Liberia ishte ai që i hapi rrugë fitores së fundit me Bylisin, pasi shënoi golin e zhbllokimit të takimit.
Tashmë të gjithë sytë e bardhebluve janë te derbi, pasi ndryshe nga Partizani nuk kanë angazhim në Kupë. Një avantazh ky për të pasur më tepër ditë në dispozicion.
PANORAMASPORT.AL
