Ka një shpjegim shkencor pse janari duket muaji më i gjatë

Janari është 31 ditë – ashtu si gjashtë muaj të tjerë në kalendar. Por ndryshe nga korriku me diell apo dhjetori i ngarkuar, për shumë njerëz muaji i parë i vitit duket gjithmonë sikur zgjat një përjetësi.

Pse janari është kaq i gjatë?

Psikologët thonë se ka një mori arsyesh:

1. Është muaji i parë i vitit

Janari nuk është muaji i vetëm që ka 31 ditë, por fillimi i vitit me një muaj me kaq shumë ditë pas gjithë  shpenzimet gjatë festave mund të mos jenë mënyra më e mirë për të nisur vitin e ri.

2. Rinis pune

Rikthimi në punë pas pushimeve mund të jetë një makth për shumicën. Zgjimi herët, moti i ftohtë, ditët e shkurtra dhe netët e gjata e bëjnë kthimin në punë edhe më keq.

3. Shtim në peshë

Janari njihet si muaji gjatë të cilit shumë njerëz shtojnë peshë për shkak të ushqimeve të shumta që konsumohen gjatë fundvitit. Më shumë njerëz janë në dietë dhe anëtarësimet në palestër rriten.

4. Nuk keni para

Temperaturat bien çdo ditë e më shumë dhe bashkë me to edhe paratëpër blerjet mujore.Gjatë sezonit të festave, shumë dyqane ofrojnë zbritje të mëdha dhe si rrjedhojë ka një rritje të madhe të shitjeve. Këto blerje përfshijnë shpenzime të mëdha dhe llogaria bankare e shumë njerëzve është bosh para fundit të muajit.

5. Është muaji i “Hënës Blu”

Nëse mendoni se kanë përfunduar arsyet pse janari është një muaj i padëshiruar, atëherë mos harroni “Të hënën blu”. “E hëna blu” bie në fillim të javës së tretë të janarit dhe, sipas shkencëtarëve, është zbuluar se është dita më dëshpëruese e vitit.

BURIMI I LAJMIT

#një #shpjegim #shkencor #pse #janari #duket #muaji #më #gjatë
#një #shpjegim #shkencor #pse #janari #duket #muaji #më #gjatë