Jildiz dhe Turam rikthehen titullarë, Lokateli ulet sërish në stol. Formacioni i mundshëm i Juventusit


Postuar: Shkurt 23, 2025 | 13:23

Tiago Mota kërkon menjëherë reagimin nga lojtarët e tij pas eliminimit nga Liga e Kampioneve dhe sfida e radhës është në transfertën e Kaljarit sot në orën 20:45.juventusSa i përket formacionit, lajmi më i rëndësishëm është rikthimi i Kenan Jildiz me një fanellë titullari duke ulur në stol Niko Gonzalezin. Porta do t’i besohet të përhershmit Di Gregorio, ndërsa në mbrojtje zgjedhjet janë pothuajse të detyruara. Ueah e Kambiazo nga krahët, ndërsa në qendër do të vendoset dyshja Gati-Keli.

Në mesin e fushës Manuel Lokateli ulet në stol dhe në vend të tij rikthehet Turam që do ta bëjë repartin bashkë me Kopmeinersin. Në repartin e avancuar sakaq Konseisao, Jildiz e Mekeni do të jenë në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Kolo Muani. Sa i përket balotazheve, Mota po studion edhe Mbangulën që nga minuta e parë.sffdgPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link