Jeni më “të ftohtë” sesa moti


Postuar: Janar 16, 2025 | 19:15

* Pak të pranishëm në “Loro Boriçi”. Numri i spektatorëve nuk i kalon 500 të pranishëm, ku nuk mungojnë as tifozët miq nga Kavaja.

Capture

* Debutim nga minuta e parë për Vllazninë. Është Repaj, i afruar para pak ditësh që vesh fanellën kuqeblu për herë të parë pas 4 vitesh.

* Ka duartrokitje për Mehidrin nga tifozët e pranishëm. Duke respektuar portierin për sezonin e kaluar ku dha kontributin te kuqeblutë.

* Në tribunën e gazetarëve preferon ta ndjekë ndeshjen Gruda, me sulmuesin i cili nuk është ende i gatshëm për të zbritur në fushë.

* Brdariç i “hakërrehet” Bajramit në një moment ku Besa po zhvillonte një kundërsulm dhe pozicionimi i mbrojtësit nuk ishte ai i duhuri.

* Tifozët të pakënaqur me lojën e Vllaznisë, të cilët kërkojnë një qasje tjetër nga skuadra.

* “Jeni më të ftohtë se moti”, ishte batuta e tifozëve shkodranë lidhur me performancën e ekipit kuqeblu.

* “Shpërthen” Bekim Kuli ndaj gjyqtarit të katërt, ku kavajasit kërkojnë penallti. Por, nuk mendon kështu Rusta e cila e cilëson të rregullt ndërhyrjen e Gurishtës.

ENDRI ÇINARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link