Java 25-të e Superiores/ Notat e skuadrave, shikoni formacionin më të mirë dhe më të dobët


Notat e skuadrave si dhe formacioni më i mirë dhe më i dobët i javës së 25-të të Kategorisë Superiore sipas “Panorama Sport”:superiore-1NOTAT E SKUADRAVE

VLLAZNIA 8.5 – Vinte nga një humbje e rëndë në shtëpi skuadra shkodrane, por reagoi në mënyrën më të mirë, me personalitet. Vllaznia fitoi bindshëm në Durrës ndaj Teutës dhe u konfirmua si një nga pretendentet serioze për titullin kampion. Rezultati 1- 3 flet vetë.

EGNATIA 8 – Kampionët në fuqi kanë bërë detyrën në fushën e tyre, duke marrë tri pikët që i mbajnë në pozita kryesuese. Ndeshja me Bylisin u zgjidh në mënyrën tipike të skuadrës rrogozhinase, edhe pse u komplikuara disi në fund. Katër fitore radhazi nuk janë pak.

TIRANA 7 – Në fund doli me 1 pikë, por Tirana meritonte më shumë në sfidën me Elbasanin, ku duhet theksuar se pati disa vendime të rëndësishme nga gjykimi kundër saj. Loja ishte e pëlqyeshme dhe skuadra bardheblu mund ta kishte zgjidhur më mirë atë 90- minutësh.

SKËNDERBEU 7 – Paraqitje vërtet e mirë e korçarëve në “Elbasan Arena”, ku me pak kujdes mund t’i kishin shkaktuar një dëm më të madh se barazimi Dinamos. Skënderbeu kundërsulmoi disa herë rrezikshëm dhe la pak hapësira në mbrojtje. U ndëshkua vetëm nga një gabim.

LAÇI 6.5 – Pjesa e parë ndaj Partizanit ishte mjaft e mirë për Laçin, që krijoi volum të madh loje dhe raste, por nuk mundi t’i finalizonte me sukses. Pika ndaj një ekip pretendent vlen gjithsesi, por në kampin kurbinas me shumë mundësi kanë ndonjë “peng”.

PARTIZANI 6 – Prej disa javësh është fakt që Partizani nuk ka shkëlqimin dhe potencën e 2024-ës. Edhe në fushën e Laçit skuadra e kuqe u duk e plogësht, e tërhequr në mbrojtje dhe pa fantazi. Megjithatë, arrin të marrë rezultat edhe në vështirësi dhe kjo është pozitive.

DINAMO 6 – Ka shpërdoruar një mundësi të mirë skuadra e Dajës për të kapur vendin e dytë. Edhe pse me mungesa të shumta, Dinamo mund të ishte treguar më pragmatiste dhe më e kujdesshme ndaj Skënderbeut. Vazhdon të pësojë gola të evitueshëm, çka ia komplikon misionin.

ELBASANI 6 – Me avantazhin e fushës asnjanëse dhe “imune” ndaj gjykimit, skuadra elbasanasi i kishte të gjitha shanset të kthehej te fitorja kundër Tiranës. Nuk arriti ta bënte këtë gjë, madje mund të shkonte më keq, duke pasur parasysh nivelin e që paraqiti në “Niko Dovana”.

BYLIS 5 – Një humbje në fushën e kampionëve në fuqi është plotësisht e pranueshme, por shqetësues është fakti se Bylisi po rrëshqet këto javë të fundit. Për më tepër, loja nuk ka qenë ajo e ndeshjeve të mëparshme, që do të thotë se diçka nuk po funksionon tek ekipi i Dedes.

TEUTA 4 – Tjetër ndeshje shumë e dobët e Teutës, e ndikuar jo pak nga ai fillim shumë i keq, me një gol të pësuar nga një gabim në mbrojtje. Më pas durrsakët nuk mundën për asnjë moment të futeshin në lojë dhe mund të kishin pësuar më shumë se 3 gola nga Vllaznia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link