Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, kundërshton në Gjykatën e Lartë, vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin e tij

#image_title


Ish Deputeti i PD Ervin Saljani ka kundershtuar  në Gjykatën e Lartë  dënimin me 1 vit burg të dhënë nga Gjykata e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm.

Avokatët e Saljanit kanë dorezuar nbi 100 faqe argumenta ligjore ku kundërshtojne shkallën e dytë të gjyqesorit që e çoi në burg për kallezim të rreme.

Relatori i çështjës është caktuar Albana Boksi e ndësa ende nuk është caktuar data apo ora. Ish deputeti prej datës 27 shtator ndodhet ne burgun e Fierit pasi Gjykata e Apeli vendosi lënin në fuqi të vendimit të shkallës se parë. Pas shume seancash të zgjatura dhe maratonë, togat e zeza e gjeten fajtor sa i takon një audio përgjimi ku pretendohej se ish vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës.



Source link