Interneti satelitor i Starlink zyrtarisht edhe në Kosovë: Kostoja dhe shpejtësia shërbimit

#image_title


Internet satelitor i Starlink është i disponueshëm edhe në Kosovë shkruan Elon Musk në rrjetin social X mbrëmjen e së Shtunës.

Kështu Kosova i bashkohet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut si vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor ku ky shërbime ofrohet. Pothuajse 9 muaj më parë Starlink filloi ofrimin e shërbimit të internetit satelitor në Shqipëri.

Sipas të dhënave në uebfaqen e Starlink, përdoruesit e këtij shërbimi mund të presin shpejtësi shkarkimi mesatarisht 200-300Mbps në rajon, shpejtësi ngarkimi 20-40Mbps dhe vonesa transmetimi mes 20-30ms.

Në Kosovë interneti satelitorë do të kushtojë 60 euro në muaj ndërsa pajisje e instalimit kapin koston e 360 eurove. Përdoruesit mund ta testojnë shërbimin për 30 ditë përpara se të vendosin ta blejnë atë.

Blerja e shërbimit dhe regjistrimi mund të bëhet përmes faqes zyrtare ku kërkohet një kopje e ID-së ose e regjistrimit të biznesit.

Ky shërbim ofrohet edhe për bizneset ku aplikohen limite mujore. Për 40GB konsum bizneset duhet të paguajnë 70 euro në muaj, 1TB do të kushtojnë 170 euro në muaj dhe 2TB do të kushtojnë 330 euro në muaj.

Bizneset mund të zgjedhin tre kategori të ndryshme pajisjesh: standarde që kushtojnë 360 euro, Flat High Performance që kushtojnë 2700 euro dhe Enterprise që kushtojnë 750 euro dhe që rekomandohet nga Starlink.

Plani dedikuar bizneseve ka mbështetje prioritare, prioritet në rrjet dhe IP publike.

Planet Roam ende nuk janë të disponueshme për Kosovën ku përdoruesit mund ta shfrytëzojë shërbimin kudo ku ka mbulim të Starlink në Europë apo mbarë botën duke marrë pajisjen me vete.

Kompania e Elon Musk synon të ketë 42 mijë satelitë në orbitën e Tokës për të ofruar konektivitet në tokë, ajër dhe det. Komisioni Federal i Komunikimit në SHBA ka aprovuar deri më sot 12 mijë ndërsa mbeten 30 mijë të tjerë për tu aprovuar.

/PCWorld Albanian





Source link