
Instagram po teston një buton mospëlqimi përmes të cilit përdoruesit kanë një mënyrë për të reaguar ndaj një komenti jashtë konteksti apo të pakëndshëm.
Butoni i mospëlqimit është vetëm për komentet dhe jo vetë përmbajtjen. Platforma është duke e testuar për komentet e bëra në Reels por edhe postimet në kohështrirje.
Shefi i Instagram Adam Mosseri tha se ky buton do të kontribuojë tek renditja e komenteve. Me fjalë të tjera butoni është i ngjashëm me atë që ofron Reddit.
“Është një mënyrë për të treguar pakënaqësi ndaj një komente të caktuar,” shkruante Mosseri në Threads. “Shpresojmë që mund të na ndihmojë të krijojmë një ambient më miqësore me komentet në Instagram.”
Vetë kompania tha se qëllimi kryesor i butonit është që të përmirësohet cilësia e seksionit të komenteve. Aktualisht po testohet vetëm me një numër të kufizuar përdoruesish përpara se të lançohet për të gjithë. /PCWorld Albanian