Instagram elaboron një aplikacion të dedikuar për Reels


Meta po përgatitet për lançimin e një aplikacioni të dedikuar për videot me metrazh të shkurtër raportoi The Information duke cituar një burim anonim i cili kishte dëgjuar shefin e Instagram të diskutonte me stafin për projektin.

Projekti me emrin e koduar “Project Ray” synon të përmirësojë rekomandimet për përdoruesit e rinj dhe ato ekzistues dhe të ofrojë më shumë video tre minutëshe.

Muajin e kaluar kompania prezantoi një aplikacion për editimin e videove për të konkurruar me CapCut quajtur Edits. Aplikacioni synonte të përfitonte nga situata e paqartë që u krijua rreth TikTok dhe dëbimit të mundshëm nga SHBA.

Aktualisht kohështrirja e Instagram është një përzierje e fotove, videove dhe Stories. Megjithatë shumica e përdoruesve besojnë se konsumi i përmbajtjes në aplikacion është bërë i vështirë për shkak të mbipopullimit me video.

Nëse kompania vendos të ofrojë Reels si një aplikacion më vete për videot me metrazh të shkurtë do të krijonte një mundësi për Instagram. Në fillim të vitit rrjeti social filloi të paguante krijuesit si platformat e tjera TikTok, Snapchat dhe YouTube.

/PCWorld Albanian





Source link