
Ilire Dauti pret që kryemparlamentari Afrim Gashi të thërrasë seancë plenare ku do të shfuqizohet konkluzioni që u miratua të premten në votimin e interpelancës për punën e saj si kryetare e Komisionit për politikë sociale. Vetëm në këtë mënyrë, tha ajo në intervistë për Alsat, do të pranojë të vazhdojë të udhëheq Komisionin.
Tani për tani nga Kabineti i kryeparlamentarit nuk u përgjigjën nëse Gashi do të dërgojë shkresë deri te Komisioni që të konstatojë se Dautit i është votuar mosbesimi. Nga VMRO-DPMNE-ja presin që ai këtë ta bëjë, përkatësisht të kërkojë Komisioni për zgjedhje dhe emërime të zbatojë procedurën për shkarkimin e Dautit.
Nga Fronti Evropin paralajmëruan se deri nesër koalicioni do të mbajë takim dhe do të vendosin çfarë do të bëjnë, nëse Dauti do të mbetet kryetare apo do të propozojnë kandidat tjerët në krye të Komisionit. Kryetari i Aleancës, Ziadin Sela, me qëndrim se Dauti do të mbetet kryetare e Komisionit.(Tv21)