I thashë Ernest që nëse ke marrë të kuq…

bandicam 2025 01 25 15 42 06 766

I thashë Ernest që nëse ke marrë të kuq…

[ad_1]

Bledi Shkëmbi është kthyer me një fitore te Tirana, duke siguruar tre pikët ndaj Bylisit me një fitore 3-0. Një fitore që ai e ka cilësuar të rëndësishme për situatën, duke shprehur bindjen se pak nga pak do të përmirësohet edhe loja e ekipit.

bandicam 2025-01-25 15-42-06-766

“E thashë edhe para ndeshjes që luanim ndaj një kundërshtari më në formë për momentin, ndoshta skuadra më e fortë. Për fat të mirë bënë një ndeshje të mirë, deri diku bëmë atë që besonim që mund të bëjmë. Por është pak, nuk është se duhet të fluturojmë.

Patëm ato 10-15 minuta ku kishim probleme në fazën mbrojtëse, nuk po arrinim të ndanim mirë pjesët me Prengajn e Ualid. E kemi punuar në stërvitje, e dija që do të kemi vështirësi, arritëm ta rregullojmë gjatë ndeshjes, nuk është se bëmë ndeshje perfekte, jam i sigurt, mendoj se duhet e mund të bëjmë më shumë. Vendosja e Ndrecës në krahun e djathtë ishte për shkak mungesash, pati besimin tim, për mua ishte lojtari i ndeshjes,

individualisht e taktikisht ishte perfekt. Pastaj pjesa tjetër ishte ajo që mendoja se mund të bëjmë në fushë, me Prengajn e Ualid në mbështetje të Ernest. Treshja e qendrës, sidomos Kola ka qenë gjithmonë në kohë për të mbyllur hapësirat, për fat të mirë sot dolëm për të shënuar dhe shënuam.

Unë e gjeta Rafa Silva këtu, mora informacione duke pasur parasysh mënyrën e lojës, një lojtar që më ka pëlqyer për atë që mendoja për lojën tonë. Ka bërë ndeshje të mirë dhe meriton komplimente dhe as unë vetë nuk e prisja në këtë nivel në ndeshjen e parë.

Mihana nuk është nga ata që janë në skuadër vetëm për të shkruar emrin, po bën mirë dhe jam i sigurt që do të marrë më shumë minuta.

Kthimi te Tirana? Ishte pak e pamenduar nga ana ime, e papritur, por u la diçka në mes që kisha besim se do të bëja mirë, dhe kjo ishte arsyeja e vetme që ma kërkuan dhe u ktheva, e pastër dhe me sinqeritet, kjo është e vetmja gjë. Unë dua të luaj e fitoj me futboll të bukur, jo gjithmonë mundesh për shumë arsye. Sot e para ishte ana psikologjike se skuadra nuk mund të luante mirë nga situata që po kalonte. E dyta, kundërshtari nuk të lejon të luash. Do mundohem të luajmë futboll të mirë, por më e rëndësishme për momentin janë pikët.

Kartoni i kuq? Nuk e kam parë akoma situatën si ndodhi, por në mbarim i thashë që duhet të kesh kujdes, nuk kam parë asgjë, por nëse ke marrë të kuq ke gabuar. Në situatën ku jemi është ajo që e dëmton skuadrën dhe çdo futbollist këtë duhet ta mendojë mirë”, tha Shkëmbi për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”



klikoperkepanoramaonline







[ad_2]

Source link

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.