I kudondodhuri Darmian, sa shumë gola vendimtarë nga futbollisti i Interit


Postuar: Janar 14, 2025 | 14:18

Davide Fratezi e shpjegoi shumë mirë dhe pa shumë fjalë në dokumentarin e yllit të dytë. Ishte i drejtpërdrejtë me deklaratën e tij: Darmian ka shumë fat. Në sensin që fiton duele në mbrojtje dhe shkon në zonën kundërshtare për të shtyrë topat në portë. Në Venecia e bëri këtë gjë duke i dhënë skuadrës 3 pikë shumë të rëndësishme.darmianGOLA ME VLERË- Darmian është një xhol darvinian. Është një lojtar që gjithmonë kë ecur me idenë që kush përshtatet mund të mbijetojë. Me të rinjtë e Milanit luante si qendërmbrojtës, ndërsa tani është gjithçka bërës. Kur mungojnë Bisek dhe Pavar, ai mund të bëjë mirë aty. Përtej faktit që është një titullar në krahun e djathtë kur Interi ka nevojë për t’u mbrojtur në ato zona dhe nuk preferohet Dumfris. Mateo është njeriu i golave me vlerë dhe me peshë. Kur shënon ai gjithmonë përbën lajm. Me fanellën zikaltër e ka gjetur rrugën e rrjetës 12 herë në 182 ndeshje. Goli i parë erdhi në vitin 2020 kundër Gladbahut në Champions.

Rezultati përfundoi 3-2. Atë vit dhuroi edhe 2 fitore 1-0 me Kaljarin dhe Xhenoan. Vitin e kaluar kaloi në avantazh Interin në barazimin 1- 1 me Napolin. Në fundin e ndeshjes ai u rrethua nga përqafime dhe puthje nga shokët e skuadrës. U prezantua në mikrofonat e “DAZN” bashkë me Barelën. “Kemi fituar duke bërë një ndeshje të madhe”, tha ai. I qartë ashtu si një ndërhyrje. Mateo ka prekur 62 topa ka bërë disa driblime pozitive dhe disa krosime. Një sfidë ku nuk mund t’i gjesh gabime. Interi ka realizuar 13 gola me mbrojtësit dhe asnjë skuadër tjetër nuk ka bërë më mirë. “Nuk ka rëndësi kush shënon. Ne jemi një skuadër”, ka thënë Darmian. Nuk duhet të harrojmë faktin që në sezonin me Antonio Konten ai shënoi disa gola vendimtarë për titullin kampion. Darmianit nuk i shpëton asnjë mundësi. I kap të gjitha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link