Hidhet shorti për renditjen e partive, më 11 janar fillon zyrtarisht fushata zgjedhore

#image_title


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se më 9 janar pritet të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes.

“Që nga mesi i muajit gusht KQZ-ja është duke i vazhduar përgatitjet dhe deri tani shumë nga aktivitetet janë kryer dhe të tjerat janë duke u zhvilluar. Më 9 janar pritet të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes, ndërkaq më 11 janar subjektet politike do ta fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore”, tha Radoniqi.

Kjo është renditja e partive politike në fletë votime për zgjedhjet e 9 shkurtit.

116 Srpska Demokratija
112 Lista Serbe
114 Partia Rome e Bashkuar e Kosoves
125 PDAK LPB
126 Grandjanska Iniciativa Narodna Pravda

121 Nasa Bosnjacka Koalicija
137 AAK me partneret e koalicionit
120 Partija kososkih Srba
124 LDK
131 PDK
133 Srpski narodni pokret
118 VV-ja
129 Koalicioni për Familje



Source link