Haradinaj takohet me ambasadorin francez, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ka diskutuar për procesin zgjedhor që u zhvillua të dielën në Kosovë.

Haradinaj thotë se me Guerot kanë folur edhe për “thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona mike dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës, me theks të veçantë për antarësimin në NATO”.



Source link