
Gjatë ditës së djeshme u bë viral një grua në Gjilan, e cila raportohet të jetë dhunuar fizikisht dhe seksualisht nga disa persona të pandërgjegjshëm.
Sipas qytetarëve, viktima në fjalë është me probleme mendore, dhe se e njëjta ka kohë që kërkon lëmoshë rrugëve të qytetit.
Lidhur me rastin ka reaguar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.
Përmes një njoftimi, Hyseni bëri të ditur se viktima është e sigurt në duar të institucioneve, e vendosur në rehabilitim shëndetësor.
“Ju siguroj se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe ju njoftoj se viktima tani është e sigurt në duar të institucioneve, e vendosur në rehabilitim shëndetësor. Gjithashtu, organet e rendit kanë trajtuar rastin dhe identifikuar të dyshuarin e këtij akti të shëmtuar, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës, gjatë mbrëmjes së djeshme”, deklaroi Hyseni.