Grok shpërthen në popullaritet pas lançimit të modelit Grok 3


Kompania AI e Elon Musk, xAI, lançoi Grok 3 javën e kaluar. Modeli fuqizon aplikacionet Grok për platformat mobile dhe ueb si dhe Grok në rrjetin social X.

Përballë një konkurrence kaq të egër në këtë hapësirë, nuk ishte e parashkruar që Grok 3 të kishte aq impakt pas debutimit. Kujtojmë se ChatGPT ka 400 milionë përdorues aktivë në javë.

Megjithatë të dhënat paraprake sugjerojnë me modeli i ri Grok 3 ka nxitur njerëzit të shkarkojnë aplikacionet dhe ta provojnë. Sipas përllogaritjeve të Sensor Tower, një firmë e inteligjencës së tregut, shkarkimet e Grok në mbarë botën gjatë javës së debutimit janë 10-fishuar krahasuar me një javë më parë.

Lançimi i Grok 3 erdhi me debutimin e tij në disa tregje në Europë, Amerikën Latine dhe Azinë Juglindore. Një pjesë e popullaritet global të Grok i atributohet pikërisht kësaj lëvizjeje.

Numri i vizitave në mbarë botën në uebaplikacionin e Grok u rrit nga 627 mijë në ditë në 4.5 milionë në ditë. Këto janë shifra impresionuese padyshim por dilema e madhe është nëse xAI do të arrijë të mbarë momentin që po kalon duke ruajtur ato përdorues.

/PCWorld Albanian





Source link