Gazeta KOHA shpall: KONKURS për emisione dhe podkaste në studio moderne


Hapësirë perfekte për krijimin e emisionit (podkastit) tuaj! Jeni duke kërkuar për një studio profesionale për të realizuar podkastin tuaj? Gazeta KOHA ju ofron mundësinë që ta shfrytëzoni falas studion tonë të pajisur me kushte moderne për prodhim audio dhe video.

ÇFARË OFRON STUDIO JONË?

Pajisje profesionale audio: Mikrofona të cilësisë së lartë, regjistrues, dhe aksesorë të tjerë. Ambient i qetë dhe i dizajnuar për podkast dhe emisione të ndryshme: Hapësirë komode dhe e pajisur për prodhim të përkryer. Wi-Fi të shpejtë dhe lidhje të sigurt për internetin. Akses të plotë në teknologji për montim dhe post-produksion. Dizajn modern dhe kreativ që i jep një ndjesi profesionalizmi çdo emisioni.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

Individë, studentë ose grupe që janë të interesuar në krijimin e emisioneve dhe podkasteve. Krijues të përmbajtjes audio dhe video që kërkojnë hapësirë për produkte profesionale.

SI MUND TË APLIKONI?

Dërgoni një e-mail në [email protected] me subjekt “Aplikim për emision në studio KOHA”. Përshkruani projektin tuaj të podkastit (titulli, tema, qëllimi dhe audienca). Shtoni një shënim të shkurtër se, pse mendoni që emisioni që dëshironi ta drejtoni është i përshtatshëm për nevojat tona dhe tuaja.

ÇFARË MUND TË FITONI?

Mundësi për të përdorur studion falas për periudhë të caktuar kohore. Mbështetje ekipore për rritjen e projektit tuaj dhe promovim nga ana jonë përmes kanaleve të mediave sociale dhe platformave të tjera të gazetës KOHA dhe portalit koha.mk.

KRITERET PËR FITUESIN:

Projekti duhet të jetë interesant dhe kreativ, ndërkohë që ekipi redaktorial i gazetës KOHA do të përzgjedh pesë (5) idetë më të mira. Mos e humbisni mundësinë për të zhvilluar emisionin tuaj në kushte profesionale dhe të përshtatshme për sukses!

Për çdo pyetje, kontaktoni në e-mail [email protected], si dhe në numrin e telefonit: +38971372208



Source link