Gashi: Gjuha është indi që na lidh si komb, përtej kufijve dhe ndarjeve të ndryshme, si ato fetare


“Gjuha është indi që na lidh të gjithëve si komb, përtej kufijve dhe ndarjeve të ndryshme, si ato fetar”, kështu tha kryetari i Kuvendit Afrim Gashi. Gashi tha se, shqiptarët janë krenarë dhe me fat që kanë një gjuhë të pasur dhe të bukur, që siç thotë, nuk përbën vetëm një mjet komunikimi, por është simbol uniteti.

“Gjuha amtare është arma mbi të cilën ndërtohet kombi. Andaj si shqiptarë, jemi me fat, besa edhe krenarë që kemi një gjuhë të bukur dhe të pasur, që nuk përbën vetëm një mjet komunikimi, por është më shumë një simbol uniteti dhe një sinapsë e fuqishme e identitetit tonë. Gjuha është indi që na lidh të gjithëve si komb, përtej kufijve dhe ndarjeve të ndryshme, si ato fetare. Por të bartës krenarinë e gjuhës sonë, kjo nënkupton që duhet të bartësh edhe përgjegjësinë për mbrojtjen, avancimin dhe respektimin e saj njëkohësisht”, tha Gashi.



Source link